Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin” rreth orës 18:30.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, njëri prej tyre drejtohej nga një 21-vjeçar me iniciale K. K., i cili është përplasur me automjetin të llojit “Volksëagen” drejtuar nga 65-vjeçari P. Gj.
Të plagosur nga ky aksident kanë mbetur dy drejtuesit e automjeteve si dhë një prej paragjerëve 19-vjeçar, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
“Automjeti tip “Volksëagen”, i drejtuar nga shtetasi K. K., rreth 21 vjeç, banues në Lezhë është përplasur me automjetin tip “Mitsubishi”, i drejtuar nga shtetasi P. Gj., 65 vjeç, banues në Lezhë.
Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar të dy drejtuesit e automjeteve si dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin “Volksëagen”, shtetasi D. P., 19 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.