Edi Rama: Shqipëria do të marrë së shpejti 64 milionë euro nga BE, më 11 maj vota për të garantuar paqen dhe sigurinë

Shqipëria ka ecur me shpejtësi për të marrë financimin prej 64 milionë euro nga plani i ri i rritjes i BE-së. Lajmin e ka ndarë mëngjesin e sotëm me ndjekësit në Facebook, kryeministri Edi Rama në rubrikë e tij “Sy m’sy”.

Sipas kreut të qeverisë, vendi ynë ka përmbushur detyrat e kalendarit dhe programit në ecurinë e anëtarësimit. Nga këto fonde, sipas Ramës, 30 milionë janë për buxhetin e shtetit dhe 34 për infrastrukturën. Në të njëjtën linjë, theksoi Rama është edhe Maqedonia e Veriut.

“Kemi një të re shumë pozitive komisionerja për zgjerimin Marta Kos, ka deklaruar që përgëzon Shqipërinë e RMV për shpejtësinë në marrjen e financimit nga plani i ri i rritjes. Kjo do të thotë përmbushje e detyrave sipas kalendarit dhe programit të dakordësuar për ecurinë e mëtejshme të vendit në rrugën e anëtarësimit.

Bëhet fjalë për 64 milionë euro që vijnë nga BE për Shqipërinë 30 mln euro janë për buxhetin e shtetit për mbështetjen e reformave dhe 34 kalojnë përmes fondit të investimeve të Ballkanit Perëndimor për infrastrukturën. Kjo është shenjë e qartë e faktit që ne jemi duke ecur me shpejtësi sipas ritmit të përcaktuar për negociatat me BE”.

Rama ndau gjithashtu edhe një anketim të BE, ku 74% e bllokut të BE sipas tij, beson se vendi i tyre ka përfituar nga BE.

Në këto kushte, Rama thotë se vota në 11 maj ka një peshë gjeopolitike për të garantuar paqen dhe sigurinë vendit tonë.

“Nga një anketim i bërë së fundmi në BE, nga strukturat e be ku ka një rezultat shumë befasues për disa dhe aspak për disa të tjerë që për herë të parë që nga bërja e kësaj ankete në 1993 për herë të parë ka një shifër rekord 74% e bllokut të BE që beson se vendi i tyre ka përfituar nga BE dhe sot ka arsye të tjera për të mbështetur BE dhe 35 % e mbështetësve të kësaj mase shumë të domethënëse për BE që nuk rezultuar kaq e madhe që nga 1993 citojnë paqen dhe sigurinë, që është dhe arsyeja pse jua përsëris përditë që në 11 maj vota ka një peshë gjeopolitike për të garantuar paqen dhe sigurinë vendit tonë për të hyrë në BE”.

Rama foli edhe për takimin në 29 mars në Kretë dhe 30 mars në Athinë, ku ftoi bashkatdhetarët t’i bashkohen këtij takimi.


Shtuar 25.03.2025 10:02