Pas vrasjes së një 19-vjeçari një natë më parë nga bashkëmoshatari i tij, një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën.
Mësohet se pronari i një furre buke, i identifikuar si Asim Morina, ka qëlluar për vdekje me armë zjarri punëtoren e tij dhe më pas ka vrarë veten.
Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa Policia e Kosovës ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e krimit.
Kujtojmë se një ngjarje e rëndë tronditi Kosovën mbrëmjen e djeshme ku 19-vjeçari Ardit Zymeri u qëllua për vdekje nga bashkëmoshatari i tij, Bleon Dibrani.