Sondazhi i parë për Tiranën, ja si renditen PS, PD dhe partitë e reja

Barometri në Euronews Albania ka zhvilluar matjen e parë zgjedhore për Qarkun e Tiranës. Metodologjia e përdorur është kampion rastësor i shtresëzuar dhe madhësia e kampionit ka qenë 1000 qytetarë të pyetur ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave është 15-25 Shkurt 2025.

Pyetja është: Për cilën parti do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot?

Përgjigjet në matjen e parë për Qarkun e Tiranës tregojnë këtë rezultat:

Partia Socialiste – 35.2%

Partia Demokratike – 24.6%

Shqipëria Bëhet – 5.7%

Partia Mundësia – 4.4%

Lëvizja Bashkë – 2.8%

Nisma Thurje – 1.5%

Partia e Lirisë – 1%

Parti tjetër – 0.9%

Të pavendosur – 23.9%

Duke krahasuar qytetarët e Qarkut Tiranë me qytetarët në gjithë Shqipërinë për të njëjtën pyetje duket se PS votohet 3.9% më pak në Qarkun Tiranë se në nivel kombëtar (35.2%-39.1%) ndërkohë që edhe PD votohet 3.2% më pak në Qarkun Tiranë se në nivel kombëtar (35.2%-39.1%). Nga ana tjetër të gjitha partitë e reja duket se do të votohen më shumë në Qarkun e Tiranës sesa në nivel kombëtar. Ndërkohë që lidhur me të pavendosurit, në Qarkun Tiranë janë 4.9% më shumë se në nivel kombëtar (23.9%-19%).


Shtuar 19.03.2025 21:41