6 armë u përdorën në masakrën e Velipojës, Çuçi e pranon: Kjo është dobësia jonë

6 armë u përdorën në përplasjen me armë të ndodhur në Velipojë 1 ditë më parë ku u vranë 4 shtetas dhe u plagosën rëndë dy të tjerë.

Pavarësisht se Çuçi deklaroi se nuk është faj i policisë për masakrën në Velipojë, ai pranoi se Shqipëria nuk ka një regjistër të armëve pa leje dhe numrin e tyre.

I pyetur nga gazetarët, Çuçi ia kaloi përgjegjësinë e përdorimit të armëve, prokurorisë dhe gjykatave, të cilët lirojnë nga burgu persona që lëvizin me armë në brez, gati për përdorim.

Ministri mohoi planin për ngritjen e një strukture paralele që të ruajë rendin dhe solli si shembull rastin e Turqisë, ku sipas tij, xhandarmëria u “shkri” për t’ju bashkuar policisë.

Fjala e Çuçit:

Do të ishte utopi të mendonim që shteti shqiptar që trashëgon nga e shkuara shpërndarjen e armëve pa kriter, nuk mund të ketë një databazë të armëve që nuk janë me leje se është absurde. Ajo që bëmë ne dhe e përsërita, është që ne të bëjmë të mundur parandalimin e përdorimit të këtyre armëve. Këto raste që vijnë nga gjyqësori, pengojnë punën e policisë.

Prokurroia dhe gjykata e ka parë të arsyeshme të kenë masë lehtësuese. A do të donin shqiptarët më shumë se kurrë sot, siç kanë reaguar edhe për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur, që këta persona duhet të dënoheshin? Prandaj, bëjmë thirrje që ligji të zbatohet me të gjithë forcën për armëmbajtje pa leje.

Përsa i përket policisë, nuk ka një rol konkret, se ende nuk shihet një arsye që të fusim një strukturë ekstra, sepse edhe vendet që e kanë, po e shkrijnë, ju kujtojmë rastin e Turqisë, që e ka përfshirë xhandarmërinë në polici. Kemi marrë besimin e shqiptarëve, padiskutim që edhe në funksion të zbatimit të programit, është e domosdoshme të bëhen ndryshime. Ne do të kontrollojmë me teknologjinë më të avancuar kontrollin e territorit.  /albeu.com/

 


Shtuar 28.06.2021 12:09