“Big Brother Vip”, kush janë pesë banorët që shkuan në nominim

Mbrëmjen e djeshme, spektakli “Big Brother Vip”, ka qenë i mbushur me debate dhe të papritura, ku një ndër to ishte edhe rikthimi i Eglit brenda shtëpisë.

Pavarësisht se ishte paralajmëruar në faqen zyrtare të “Big Brother Vip” rikthimi i Eglit, nuk ishte specifikuar se si do ishte rikthimi i saj si e ftuar apo si banore.

Largimi i Eglit erdhi në mënyrë vullnetare nga vetë ajo, për arsye shëndetësore.

Sakaq, u hap një televotim ku sipas votave të publikut, Egli u bë edhe një herë banore e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Në fund të spektaklit, ashtu siç është traditë në “Big Brother”, është edhe momenti I nominimeve.

Pas nominimeve nga banorët, pesë banorë janë në televotim.

Ata janë Gerta, Aldo, Rizarta, Vserlo dhe Ola. “Kë doni të shpëtoni”, është pyetja për publikun dhe banori më pak i votuar, do të lërë shtëpinë të martën.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, u eliminua Mikela.


Shtuar 16.03.2025 08:01