Valbona është përlotur mbrëmjen e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, gjatë një bisede me Jozin.
Banori i thotë se ‘se po vuan shumë nga njerëz që nuk ia dinë vlerat dhe nuk ia kanë ditur kurrë’.
Jozi e ka fjalën për Laertin, me të cilin Valbona mbrëmë ka patur një debat me të dhe ditën e sotme i ka mbajtur qëndrim duke mos i folur.
“Nuk ke faj Bona, je duke vuajtur shumë. Je duke vuajtur shumë nga disa njerëz që nuk e di domethënë. Në vend që kanë fatin që je aty në rrethin e vet, nuk po ti dinë vlerat as nuk ti kanë ditur kurrë. Qofsh ti që je që po duron”, i thotë Jozi.
Teksa në një moment qeshin të dy, Jozi thotë: “Të betohem nuk është për të qeshur”, ndërkohë Valbona ia pret:
“Të betohem që jam lodhur nga kjo situatë”.
Ja si qesh ai i pafytyri, ti qan ai qesh
“”, thotë Jozi teksa sheh Laertin që po qesh nga ana tjetër.