Greqia nuk gjen qetësi, dy tërmete të forta godasin ishullin e Kretës

Shteti grek tronditet sërish nga tërmetet masive. Sipas mediave greke, mësohet se në ishullin e Kretës, ndodhën dy tërmete njëri pas tjetrit me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter.

Gjithashtu, epiqendra e tij, ishte 25 kilometra ne jug perëndim të të Paleochira, Chania dhe me thellësi 13.9 kilometra.

Tërmeti i dytë ka ndodhur me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter, në Lasithi.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ishte 70 kilometra në jug-perëndim të Chrysi, Lassithi, me thellësi 24. 7 kilometra.


Shtuar 14.03.2025 18:58

Tags: ,