Apeli i Posaçëm I GJKKO-së ka shtyrë për nesër vendimin për masën e sigurisë së Erion Veliajt, “Arrest me Burg”. Pas një seance që ka zgjatur disa orë, gjyqtari Engert Pëllumbi ka vendosur që vendimi për vleftësimin e arrestimit me burg të jepet pas 24 orësh.
Burime për media kanë bërë me dije se prokurorët e çështjes kanë paraqitur në seancë prova të reja për të cilat mbrojtja e kryebashkiakut Veliaj ka kërkuar kohë që të njihet me to. Vendimi pritet të jepet ditën e nesërme rreth orën 12:30.
I pari të qytetit të Tiranës është i dyshuar për dy vepra penale, korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Edhe pse është aluduar se sot ai do të mund të merrte një masë më të lehtë nga togat e zeza, sot është vendosur që vendimi të jepet nesër .
Kujtojmë që për Erion Veliajn ka mbërritur në Tiranë edhe një avokat amerikan, Joshua Roberts, por ky i fundit nuk u lejua të ishte prezent në sallën e gjyqit për shkak se legjislacioni shqiptar nuk e mundëson diçka të tillë.