Mbrëmjen e kaluar, djemtë e shtëpisë së Big Brother VIP Albania morën rolin e vajzave në një performancë që shkaktoi shumë të qeshura. Megjithatë, veprimi i Laertit dhe Gjestit, të cilët puthën njëri-tjetrin në buzë si pjesë e lojës, nuk është pritur mirë nga Valbona, e cila ka shpërthyer në një debat të ashpër duke e cilësuar këtë si një veprim të papërshtatshëm.
Në përpjekje për të mbrojtur Laertin dhe Gjestin, Kelly ka ndërhyrë duke thënë: “Nuk mund t’i thuash një personazhi se përse puth një personazh”.
Por Valbona nuk është pajtuar me këtë mendim dhe ka reaguar mjaft ashpër: “Lëre imagjinatën o Laert, je shumë i keq. Bona po flet për një djalë që e ka qejf dhe e shikon në një karakter që puth një mashkull, për syrin tim është shumë e shëmtuar”. Nga ana tjetër, Laerti sqaroi situatën duke treguar se gjithçka ishte pjesë e performancës.