Ish-konkurrentja e Përputhen, Gabriela Arapi, është bërë nënë për herë të parë.
Ajo e ka ndarë lajmin me ndjekësit dje, duke postuar edhe foton e parë me bebin, por pa ia zbuluar fytyrën.
“05/03”, e ka mbishkruar ajo foton duke shtuar edhe një zemër të bardhë.
Gabriela e zbuloi shtatzëninë vetëm pak muaj më parë dhe nëpërmjet një “gender reveal” tregoi se ishte në pritje të një vajze.