Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë” ku ka mbetur i lënduar një person.
Në aksident është përfshirë një makinë dhe një motomjet, shoferi i të cilit ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në Spitalin Rajonal Gjirokastër për mjekim.
“Rreth orës 20:35, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, në afërsi të fshatit Goranxi, automjeti me drejtues shtetasin A. K., 49 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. V., 63 vjeç, banues në fshatin Bulo, Libohovë.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. V., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.”