Osmani takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë për koordinimin e aktiviteteve për vizitën e sekretarit të NATO-s

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur ditën e sotme bnë Presidencë komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajo Enrico Barduani. Osmani gjatë takimit është shprehur se stabiliteti në Kosovë është faktor kyç për sigurinë e të gjithë rajonit, ndaj angazhimi i përbashkët me KFOR-in dhe NATO-n mbetet thelbësor.

Presidentja Osmani po ashtu theksoi se kontinenti ynë po përballet me një situatë të ndërlikuar gjeopolitike, e cila kërkon bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim të përhershëm me aleatët. Në takim është diskutuar edhe për koordinimin e aktiviteteve në prag të vizitës së paralajmëruar të Sekretarit të NATO-s, Mark Rutte në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e kësaj vizite si dhe rëndësinë e rolit të NATO-s për paqe e siguri në vendin tonë.


Shtuar 4.03.2025 18:15

Tags: ,