Ditën e sotme, përfundon afati i regjistrimit të emigrantëve, për pjesëmarrjen e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.
Sipas të dhënave të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në këto momente ka pasur 284,114 kërkesa për regjistrim, ndërsa janë miratuar 225,797 prej tyre dhe janë refuzuar 42,009
Kërkesat më të larta vijojnë të jenë nga shqiptarët të cilët jetojnë në Itali me 142,895 aplikime(40.5%) dhe duke u ndjekur më pas nga Greqia me100,187 (28.4%) dhe Gjermania me 35,331 (10.0%).
Kujtojmë se ditën e djeshme, është miratuar shtyrja e afatit të regjistrimit në platformën për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, duke e mundësuar këtë vetëm për ata që aktualisht janë regjistruar si aplikantë të refuzuar në sistem.
Duke marrë në konsideratë faktin se këta shtetas i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së KQZ për regjistrim, e kanë shprehur vullnetin e qartë brenda afatit të deklaruar, janë në një numër të konsiderueshëm (42,000), kanë aktualisht një llogari të hapur në sistem dhe u është njohur e drejta e riaplikimit pavarësisht të qënit të refuzuar, shtyrja me disa ditë e afatit mund tu krijojë atyre shansin e fundit për të korrigjuar mangësitë dhe konfirmuar regjistrimin.