Drejtuesi i automjetit, shtetasi E.I.. i cili mbeti i plagosur në aksidentin e regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor “Ersekë-Korçë”, është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë, në dalje të urës së Selenicës.
Ai fillimisht u dërgua me ambulancë drejt spitalit të Korçës dhe më pas mjekët kanë vendosur drejt spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar.
Siç shihet edhe nga videoja e mëposhtme, i plagosuri është dërguar me helikopter drejt Tiranës.
Shoferi me inicialet E.I. doli me automjet nga aksi rrugor Korçë-Ersekë dhe u përplas me barrierat prej betoni anës rrugës.
Si pasojë e aksidentit, mbeti e plagosur edhe bashkëshortja e tij pasagjere në automjet, shtetasja Xh.I..
Policia deklaroi se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.