Sot protesta e 133-të kundër qeverisë, qytetarët vijojnë qëndresën në Tiranë, kërkohet dorëheqja e Ramës

Pas më shumë se katër muajsh qëndrese, qytetarët dalin sot në Tiranë për protestën e 133-të kundër qeverisë. Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama mbetet kërkesa e tyre e pandryshuar, ndërsa organizatorët thonë se qëndresa do të vazhdojë derisa kërkesat të përmbushen.

Tubimi zhvillohet në vijim të ngjarjeve të fundit politike, mes të cilave është edhe miratimi në Kuvend i reformës territoriale.

Të lidhura

None found

Kjo reformë parashikon që numri i bashkive të reduktohet nga 61 në 46. Opozita dhe qytetarë e kanë kundërshtuar atë, duke ngritur shqetësime për ndikimin e mundshëm te përfaqësimi dhe shërbimet në njësitë e vogla vendore.

Krahas dorëheqjes së Ramës, platforma e protestuesve parashikon ngritjen e një qeverie teknike tranzitore me mandat 12-mujor dhe ndryshimin e sistemit politik e zgjedhor.

Pjesë e kërkesave është edhe kundërshtimi i disa nismave ligjore, të cilat, sipas tyre, cenojnë interesat e qytetarëve.

Aksioni do të vijojë edhe gjatë ditëve të ardhshme, kanë paralajmëruar protestuesit. Si një moment tjetër i rëndësishëm pritet 13 tetori, datë për të cilën është drejtuar thirrja që studentët dhe të rinjtë të marrin pjesë në protestë.


Shtuar më 10.10.2026 07:37