Publikohet modeli i fletës së votimit për zgjedhjet e 11 majit (FOTO)

Këtë të enjte, është publikuar modeli i fletës së votimit për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

Paraprakisht, janë publikuar modelet e fletëve te votimit për 3 qarqe, Tirane, Fier dhe Gjirokastër.

Në fletën janë emrat e partive dhe emrat e kandidatëve të listës së hapur.

Ky është vetëm një model paraprak, pasi fleta zyrtare do aprovohet vetëm atëherë kur të ketë mbaruar regjistrimi i partive politike që do garojnë në zgjedhjet e 11 majit, si dhe të jenë plotësuar listat e kandidatëve për deputetë.

 


Shtuar 20.02.2025 11:08