Asnjë fjalë për Velipojën! Rama flet për mandatin e tij të deputetit: Nuk më ndan asgjë nga Vlora

“Unë kam zgjedhur që të jem deputet i Durrësit, për ti kushtuar një vëmendje të veçantë, por unë do të vazhdoj të jem në Vlorë, për të bërë dhe më shumë, sepse me Vlorën nuk më ka lidhur mandati i deputetit, dhe nuk më ndan ndarja e mandateve…”

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në mbledhjen e asamblesë së Partisë Socialiste në Vlorë. Ai zgjodhi që të dilte më herët nga mbledhja e cila filloi në orën 12:00.

Të lidhura

None found

Rama u bëri të ditur gazetarëve se do të largohet pasi ka një mbledhje me ministrinë e Brendshme dhe me drejtuesit e policisë. Në këtë mbledhje do të diskutohet për një fazë të re ristrukturimi.

‘Unë kam zgjedhur që të jem deputet i Durrësit, për ti kushtuar një vëmendje të veçantë, por unë do të vazhdoj të jem në Vlorë, për të bërë dhe më shumë, sepse me Vlorën nuk më ka lidhur mandati i deputetit, dhe nuk më ndan ndarja e mandateve.

Është shumë e rëndësishme që ne të vazhdojmë punën në Vlorë, këtu kemi shumë sfida që kanë të bëjnë dhe me adminsitrimin e vogël, unë jam i shqetësuar për bashkitë që kanë detyrime ekstra, dhe kanë lidhje me industrinë e turizmit.

Unë kam thirrur Ministrinë e brendshme dhe drejtuesit e policisë, për të lancuar një fazë të re të ristrukturimit, dhe është koha që ta përshpejtojmë me disa javë.’- tha Rama.

Gjatë kësaj fjale Rama nuk tha asnjë reagim mbi ngjarjen e rëndë në Velipojë ku u vranë 4 persona dhe u plagosën rëndë dy të tjerë pas një konflikti për cështje pronësie.  /albeu.com/


Shtuar më 27.06.2021 13:43

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş