Ish-shoku i Gjestit, producenti muzikor Alberati, ka folur sërish për deklaratat e tij të rënda që kanë marrë vëmendje të madhe këto ditë.
Në një lidhje në Kosova Today, ai ka reaguar sërish për deklaratat e DJ Gimbos në Fan Club.
I njëjti thekson se edhe ai bashkë me të kanë qenë aty disa herë kur Gjesti pretendohet se ka ushtruar dhunë mbi tashmë ish-partneren e tij, Diellzën.
“Ka qenë prezent edhe jo një herë, unë kam qenë aty dhe ka filluar të më kap agresiviteti edhe kam nisur me reagu, më parë ka ndërhy femra e këtij DJ tani ka ndërhy edhe ky, më ka bërë leje çfarë je duke bërë, të nesërmen direkt prej Gjestit më është bërë, kurrë në jetë mos u përziej”, u shpreh ai.
Më poshtë ndiqni të plota deklaratat e tij:
“Kam heshtur se prej vendit që vij unë, atij që i thonë vëlla e han plumin edhe e mban burgun për të. Edhe nëse është dhunues, edhe nëse i bën të gjitha të këqijat, je me të.
Mua nuk më ka interesuar, unë e kam takuar Gjestin edhe para dy vjete, unë nuk jam prishur tani me Gjestin, jam prish më herët. I kam thënë, ka qenë me nënë e motër, i kam thënë dërgoj te shtëpia se kemi çfarë të flasim.
Me sa e di unë, nuk janë ndarë. Nuk më ka kontaktuar Diellza. Nuk e di, Diellza nuk ka nevojë me dal, pasi jam dal unë. Sa i përket lojës në Big Brother, i uroj prej zemrës. I kam dalë në krah, sa i përket personalisht nuk ia vlen.
Gjesti është besëprerë dhe do të mbetet i tillë për mua. Emri i saj është i vërtetë dhe kam fotografi e video të saj. Diellza është e Prishtinës.
Kur thotë, kur kam ardhur për herë të parë në Prishtinë kam takuar një vajzë pesë vjet në lidhje, ai nuk ka takuar vajzë, ajo vajza që pretendon jam unë, se nuk ka takuar vajzë”.