Kroacia “tronditet” para ndeshjes me Spanjën, Perisic rezulton pozitiv me Covid-19

Kroacia do të jetë pa Ivan Perisic për ndeshjen e  1/8 të Euro 2020 kundër Spanjës, pasi anësori i Inter  rezultoi pozitiv për koronavirus të shtunën.

Perisic ka shënuar dy herë në tre ndeshje në turne për të ndihmuar finalistët të Kupës së Botës 2018 të kalojnë në fazat e nokautit pas një fillimi të ngadaltë.

Sidoqoftë, turneu i tij duket se do të ketë mbaruar pasi ai duhet të izolohet për 10 ditë dhe për këtë arsye do të humbasë çerekfinalet dhe gjysmëfinalet nëse Kroacia do të arrijë kaq larg.

“Gjatë së shtunës në mbrëmje, Federata Kroate e Futbollit mori rezultatet e testimit të rregullt për virusin SARS-CoV-2, i cili tregoi se lojtari Ivan Perisic ka dalë pozitiv për koronavirus të ri,” tha federata kroate e futbollit në një deklaratë. /albeu.com/


Shtuar 27.06.2021 09:04