Agim Ademi: Talentet shqiptare të zgjedhin Kosovën ose Shqipërinë

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, u ka bërë thirrje futbollistëve shqiptarë të diasporës që të përfaqësojnë Kosovën ose Shqipërinë.

Në një intervistë të gjatë për “albinfo.ch”, ai foli për përpjekjet për t’i bindur lojtarët të zgjedhin Kosovën dhe u shpreh i bindur se rezultatet e dëshiruara do të vijnë me kalimin e kohës.

Të lidhura

None found

Ademi tha se lojtarët duhet të ndjekin ndjenjat e tyre, duke shtuar se FFK-ja do të donte që ata t’i bashkoheshin Kosovës, por, nëse nuk e zgjedhin atë, mund të luajnë për Shqipërinë.

Sipas tij, dy kombëtaret kanë në dispozicion shumë talente dhe kjo duhet parë si një pasuri e përbashkët, jo si arsye për rivalitet negativ.

Futbollistët e rritur në Zvicër apo Gjermani mund të përfaqësojnë edhe shtetet ku janë formuar, por Ademi theksoi se është me rëndësi që talentet shqiptare të shohin mundësi zhvillimi edhe në Kosovë e Shqipëri.

Ndërkohë, Kosova do të luajë nesër, të martën, finalen e Ligës së Kombeve kundër Irlandës. Një pikë do t’i mjaftonte për të siguruar play-offin për ngjitjen në Ligën A dhe vendin në vazon e dytë për shortin kualifikues të “Euro 2028”.


grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişpadişahbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobetjojobet