Chiesa: Italia luajti mirë, por ne patëm shanset tona

Kombëtarja e Italisë ka mposhtur Austrinë mbrëmë me rezultat 2-1.

Italia ka mposhtur Austrinë 2-1 pas vazhdimeve për të siguruar kështu kalimin në çerekfinale.

Njëri ndër protagonistët kryesorë të ‘Azzurëve’ në këtë ndeshje ishte Federico Chiesa i cili u inkuadra në lojë në min e 84’, ndërsa zhbllokoi rezultatin në min e 95’ me një gol të bukur.

Pas ndeshjes Chiesa tha një deklaratë ku tha:

“Austria luajti mirë, por ne patëm shanset tona dhe shënuam disa gola të mirë. Unë mendoj se ne merituam të kalojmë tutje. Ne jemi një grup prej 26 lojtarësh dhe të gjithë jemi të etur për të ndihmuar ekipin të fitojë lojëra. Kjo është ajo që bëri diferencën në këtë ndeshje”.

Italia në çerekfinale e pret fituesin e ndeshjes mes Belgjikës dhe Portugalisë.


Shtuar 27.06.2021 08:59