Autobusi nga Shqipëria del nga autostrada, mes të lënduarëve edhe një fëmijë

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në autostradë Manastir-Prilep, ku një autobuz ka shkaktuar aksident duke devijuar nga rruga.

Si pasojë e aksidentit shoferi i autobusit, L.M 48 vjeç ka marrë lëndime të rënda, ndërsa tre udhëtarët M.H 46vjeç, G.M 37 vjeç dhe një 14-vjeçar, kanë marrë lëndime trupore sipas konstatimit nga Spitali Klinik Manastir.

Ministria e Punëve të Brendshme ka raportuar se të gjithë janë shtetas shqiptarë. Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga policia e Manastirit.

 


Shtuar 26.06.2021 19:24