VIDEO/ Vuçiç i shpëtoi aksidentit, pamjet kur del nga makina

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka shpëtuar sot një aksidenti, pasi makinës me të cilin ai po udhëtonte i doli goma.

Siç shihet edhe në këto pamje, makina ka qenë duke ecur, kur në një moment ka shpërthyer goma dhe më pas ka dalë nga vendi.

Në video shihet se fillimisht kanë zbritur nga makina dy truproje dhe më pas del vetëm presidenti serb duke folur në telefon.

Pas incidentit, Vuçiç ka bërë një reagim, duke thënë se autoritetet po hetojnë se çfarë ndodhi me makinën e tij.

“Nëse goma ka plasur, shpërthyer, apo zoti e di se çfarë tjetër ka ndodhur kjo është në dorën e autoriteteve kompetente për ta përcaktuar”, tha Vuçiç.