Protesta e PD te Kryeministria, mungon Gazment Bardhi dhe deputetë të tjerë

Në prag të protestës së Partisë Demokratike, një nga shtyllat kryesore të PD-së, Gazment Bardhi, nuk është prezent.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së ndodhet aktualisht në SHBA me një përfaqësi tjetër politike dhe parlamentare. Po ashtu, shumë deputetë të tjerë mungojnë për shkak të angazhimeve në Diasporë për zgjedhjet e 11 majit.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u pa duke dalë nga selia pa Gazment Bardhin, ndërkohë që protestuesit janë grumbulluar para Kryeministrisë.


Shtuar 8.02.2025 18:00

Tags: ,