Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, atmosfera para gjumit ka sjellë një moment të tensionuar mes Gjestit dhe Eglit.
Gjesti, i zhytur në krijimtarinë e tij artistike, po punonte mbi një këngë të re, por duket se përmbajtja e saj ka ngjallur kureshtjen e Eglit.
Teksa ajo lexonte disa vargje, nuk vonoi të pyesë Gjestin:
Egli: “Për çfarë, për kë? Më takon ta di”.
Gjesti: “Personale e imja”.
Egli: “Më takon ta di… Janë dedikime? Janë fraza me kuptim të fshehtë”?
Gjesti: “S’është e vërtetë”.
Egli: “Nuk më bën më budallaqe! Kujt po ia dërgon këtë mesazh përjashta: Të lutem, kuptomë. Çfarë duhet të kuptojë? Që po bën këtë lojë me mua”?
Gjesti: “Po të them, është diçka personale”.
Egli: “Arti është në tekst, por ato dy anësoret janë një mesazh për jashtë! Kujt po ia çon”?
Kjo bisedë ka lënë të hapura shumë pikëpyetje mbi ndjenjat dhe mesazhet e fshehura mes dy banorëve.
View this post on Instagram
A është thjesht një këngë apo një mesazh i koduar për dikë jashtë shtëpisë? Atmosfera mes tyre duket se po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar.
View this post on Instagram