Plagosja e 29-vjeçarit në Korçë, policia zbardh ngjarjen

Policia e Korçës, ka zbardhur plagosjen e 29-vjeçarit Kostika Ruko, i cili pasditen e djeshme shkoi në spital me plagë thike në bark dhe në krahë.

Sipas uniformave blu të qytetit juglindor, i riu është vetëplagosur me thikë, pas një konflikti me bashkëshorten dhe vjehrrin e tij.

Dyshohet se ai ka qenë në gjendje të dehur, kur e ka kryer këtë akt.

Ai është proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe Policia ka refuar materialet në Prokurorinë e Korçës.

Aktualisht, Kostika Ruko, po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Shtuar 8.02.2025 10:28