Seanca në GJKKO/ Zbardhet dëshmia e Nuredin Dumanit: Një oficer policie bashkëpunonte me krimin duke…

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, ka dhënë dëshmi të reja para Gjykatës së Posaçme, ku vijon procesi ndaj të pandehurve që kanë zbuluar informacionet e dhëna nga ai.

Sipas burimeve, Dumani ka zbuluar detaje tronditëse mbi një bashkëpunim mes një oficeri policie dhe krimit të organizuar.

Në dëshminë e tij, ai ka përmendur se një zyrtar i policisë informonte Henrik Hoxhajn për lëvizjet e shtetasit Oti Kilja.

Sipas Dumanit, Hoxhaj më pas i përcillte të gjitha informacionet e marra nga oficeri te ai.


Shtuar 6.02.2025 15:13