U dhunua brutalisht nga kunati/ Gruaja rrëfen ngjarjen tronditëse: Më kapi nga fyti, më gjuajti në qafë dhe…

Në emisionin “Me Zemër të Hapur”, është folur për një konflikt në familje në Roskovec të Fierit, ku një grua është dhunuar nga kunati i saj disa ditë më parë.

Në një lidhje telefonike në studio, ajo ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me ngjarjen.

Ajo ka deklaruar se aktualisht është shumë e tronditur për gjithçka që kishte ndodhur. Sipas saj, ditën e ngjarjes ka qenë duke qëndruar në oborr kur kunati është afruar dhe ka filluar të ofendojë dhe më pas e ka goditur atë në qafë dhe e ka kapur nga fyti.

Djali i saj së bashku me nusen, e kanë ndihmuar dhe e kanë dërguar në spital.

Ajo shtoi se policia e Roskovecit, e ka akuzuar djalin për dhunën duke e marrë si të pandehur.

”Jam shumë e tronditur. Ditën e ngjarjes po qëndroja në oborr kur ai erdhi më ofendoi dhe më goditi në pjesën e qafës. Pasi u rrëzova nusja dhe djali erdhën të më ndihmonin. Djali erdhi më shoqëroi në spital dhe në komisariat, por u mor si i pandehur nga policia e Roskovecit”, u shpreh ajo.

Gjithashtu, ka reaguar edhe bashkëshorti i saj, dhe vëllai i autorit.

Sipas tij së bashku me vëllanë, ata kishin rreth 1 vit që ishin në konflikt, për arsye të kanalit të ujit që ishte në oborr .

Ai shtoi se autori ishte ishte një njeri problematik, dhe se djali i tij ndodhet në paraburgim pa të drejtë sepse ai ditën e ngjarjes vetëm e ka shoqëruar nënën e tij.

“Kemi 1 vit që jemi në një konflikt. Ai mbulonte kanalin e ujit afër oborrit, dhe sipas tij është në pronësi të tij. Vëllai im është një njeri problematik. Djali ndodhet në paraburgim pa të drejtë, sepse ai ditën e ngjarjes vetëm e ka shoqëruar nënën e tij, nuk e ka dhunuar”, tregoi ai