Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Përmet-Këlcyrë.
Burime për mediat bëjnë me dije se në afërsi të kthesës së fshatit Kosinë, një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga si pasojë e lagështirës.
Makina ka bërë dy rrotullime dhe ka përfunduar në një fushë. Si pasojë ka mbetur i plagosur shoferi identifikuar si S. Alushaj.
Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Gjirokastrës, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.