Vajza e Ismail Kadaresë publikon foton e rrallë me të atin, mesazhi prekës krah saj

Vajza e kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadaresë, Besiana, ka ndarë një foto të rrallë me të atin e ndjerë.

Në ditën që Kadare do të mbushte 89 vjeç, Besiana shkruan që është hera e parë që babai i saj ka ditëlindjen dhe nuk është më i kësaj bote.
“89 vjeç. Sot është herë e parë që babi ka ditëlindjen por nuk është më i kësaj bote…”, shkruan ajo krahas fotos që e ka shoqëruar me simbolikën e zemrës dhe të lutjes.


Shtuar 29.01.2025 11:11