Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Një 40-vjeçar është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Ai dyshohet se ishte pjesë e një organizate kriminale dhe për trafikim të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit në automjet, iu gjet dhe iu sekuestrua një shkop metalik.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, gjatë kontrolleve parandaluese me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe kapjen e personave në kërkim që qarkullojnë me automjete, bazuar në inteligjencën policore për një shtetas të kërkuar nga Italia i cili lëvizte me automjet në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë bërë të mundur lokalizmin dhe ndalimin e automjetit tip “Nissan”.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, shtetasi E. P., 40 vjeç, rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “ Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Në vijim të veprimeve Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë nr dy, bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të 40 vjeçarit E.P.”, njofton policia.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e 40-vjeçarit në Itali.


Shtuar 25.01.2025 16:09