U largua nga banesa 4 ditë më parë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në Tiranë

Në vijim të informacionit të dhënë me datë 19.01.2025, për largimin nga banesa të shtetasit K. H., 25 vjeç, policia e Tiranës bën me dije se:

Shtetasi K.H, është gjetur i vetëvarur në një pemë, në zonën e Liqenit të Farkës.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 23.01.2025 19:52

Tags: ,