Vëllai i Madh i dha pak ditë më parë Laertit një mision sekret. Ai kishte si detyrë që të gjithë banorëve t’u tregonte një histori të çuditshme dhe ata duhej që t’a besonin.
Valbona i ka thënë së fundmi Gertit historinë që Laerti i ka treguar, pasi ata ende nuk e dinë që banori ka qenë në një mision sekret.
Sipas Valbonës, Laerti ka thënë se Klajdi ka një pëlqim për të. Këtë histori Gerti vendosi që t’ia tregonte Gertës, ku në një moment i thotë: “E kuptoni se ça nxjerr nga goja Laerti?”.
Por jo vetëm kaq, pasi të dy banorët vendosën së bashku se këto fjalë që Laerti ka thënë për Klajdin, ky i fundit duhet që t’i marrë vesh.
Klajdi u shpreh se “Valbona ka thënë se e ka sajuar ajo vetë këtë histori”. Nga ana tjetër tha se ai e ka larguar Laertin nga krevati dhe i ka thënë të shkojë aty ku ka qenë Olsi.
Pjesë nga biseda:
Gerta: Meqenëse Gerti ka zënë be, do t’a marr përsipër që t’a them unë. Ishte gjithmonë dyshimi se ça ka thënë Laerti për ty
Klajdi: Po
Gerta: Ti e gjykon vetë, vepron vetë, por unë e ndjej ndoshta si detyrim që të t’a them. Nuk dua që t’a marrësh ters në raport me mua
Gerti: As me mua
Gerta: Se nuk i dihet se çfarë ndodh të shtunën me ty, e unë do të doja që nëse është diçka që ty të prek, është më mirë t’a marrësh vesh brenda shtëpisë se sa jashtë
Klajdi: Jam shumë dakord
Gerta: Ideja është se Laerti ia ka thënë Valbonës dhe Valbona ia ka thënë Gertit që ‘Klajdi është duke më ngacmuar shpesh, më ka fërkuar kurrizin, më ka qejf’. E gjëra si këto, duke evidentuar një lloj orientimi
Klajdi: E kuptova
Gerta: Kjo është
Gerti: Dhe një nga arsyet që iku nga krevati ishte kjo
Klajdi: E hoqa unë atë nga krevati
Gerta: Arsyet e krevatit i di vetë ai
Klajdi: I thashë Laertit, meqenëse ekziston mundësia një mbrëmje a mund të fle edhe unë i qetë
Gerti: Unë kam qenë aty
Klajdi: Kam qenë i vetëdijshëm, nuk kam qenë i dehur. Ai mendoi se do largohesha unë nga krevati dopio dhe do ikja te teku. I thashë të lutem, ia përmenda ‘unë të mirëprita te ky krevat, ti shko te krevati i Olsit’. Ishte ideja se të dy gërhasim. Kam që kur kam hyrë këtu brenda, nuk mbaj mend të kem bërë një natë gjumin e qetë.
Gerti: Kjo ishte ajo që doja të të thosha e nuk t’a thoja dot
Gerta: Sot më kërkoi një mendim, t’ia tregojmë Klajdit apo jo? I thashë se duhet që t’ia tregojmë, varet se si është thënë gjëja. Nëse larg qoftë se del të shtunën, do të thuash ‘moj Gerta kemi qëndruar 2-3 orë bashkë, si s’ma the?’.
Klajdi: Valbona e mohoi këtë gjë dhe tha ‘ishte një shaka e nisur nga unë’. E mohoi atje
Gerti: Lëri shakatë
Klajdi: E tha seriozisht?
Gerti: Më vuri në be të rëndë
Gerta: Valbona, që mos ia trego domethënë. Më pas ka thënë Valbona e ‘kam sajuar unë’.
Gerti: Ka kamera, ka edhe video që ka folur Laerti me Valbonën. Nëse kjo gjë mendon se për ty duhet thënë, i ke të dy aty dhe i tërheq vetmas. A është shaka apo jo, atë e vërteton nëpërmjet ça është thënë në shtëpi.