Edhe pak kutia të emergjencës kanë mbetur pa u thyer në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, e duket se banorët kanë nisur të mendojnë se cilën prej tyre të marrin.
Jozi, gjatë një bisede me Gertë, Bernardin dhe Valbonën, i tha kësaj të fundit se ka menduar që të thyej kutinë e unazës.
Ai shtoi se ‘unazën do t’ia jepte Valbonës që ajo më pas t’ia dhuronte dikujt tjetër’. Këtu ndërhyn Bernardi, i cili shprehet se me këtë gjest ‘dashuria e Jozit për Loredanën nuk është aq e vlefshme’.
Por Jozi iu kundërpërgjigj menjëherë duke i thënë:
“Unë po e vendos me aq vlerë dashurinë e Bonës saqë po del mbi dashurinë time që kam për Lorin”.
Pjesë nga biseda:
Jozi: Unë do të bëj kështu, atë kutinë e unazës e kam unë
Valbona: E ke ti
Jozi: Ose do e thyej për ty e ti t’ia dhurosh dikujt
Valbona: Unë me ia dhuruar?
Jozi: Unë do e thyej për ty dhe ajo dhurohet për dashurinë tënde. Ose nëse nuk na paraqitet një rast i tillë…
Bernardi: Ça deklarate ke bërë ti tani? Që dashuria jote për Lorin nuk është aq e vlefshme
Loredana: Jo, nuk është e vërtetë
Bernardi: Në qoftë se ti edhe e mendon që t’a thyesh për dikë tjetër
Jozi: Unë po e vendos me aq vlerë dashurinë e Bonës saqë po del mbi dashurinë time që kam për Lorin