Fotoja me Ols Bylykun, flet Xumi: E dija që Egli ishte ish-partnerja e tij

Teksa ishte brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania 4”, jashtë saj, në rrjetet sociale qarkulloi një foto e Xum Allushit dhe Ols Bylykut. Fotoja bëri bujë, pasi Xumi kishte shprehur pëlqim për Eglin, ish-partneren e Olsit.

Sot, në një intervistë për “Shqipëria Live”, Xumi ku u ndal te fotoja, për të cilën tha se është bërë rreth 9 vite më parë, por theksoi se nuk ka shoqëri me ish-partnerin e Eglit.

Eglin e kam njohur nga jashtë pasi kam dëgjuar dhe këngët e saj. Me ish-partnerin e Eglit, s’kam miqësi. Ajo foto është shkrepur para 9 vitesh. U bë kohë e gjatë që s’kam kontakt me atë. E di që ka qenë ish-partnere e një kolegu, por jo e një shoku apo miku tim.
Nuk jam penduar për asgjë në BB VIP 4. Kam pasur respekt dhe mirënjohje të madhe për Eglin. Kam parë një vajzë me vlera. I kam thënë Eglit në sy ‘unë nuk jam i dashuruar me ty’, i kam thënë ‘ndjej për ty’.”, theksoi Xum Allushi.


Shtuar 22.01.2025 15:41

Tags: , ,