“60% për bamirësi”/ Zebërvoki hedh dyshime mbi deklaratat e Xumit: Shtirje e madhe

Në një video, Zebervoki ka ngritur dyshime mbi strategjitë e banorëve të Big Brother VIP Albania lidhur me mënyrën sesi planifikojnë të investojnë çmimin e madh, duke iu referuar konkretisht Xumit.

“Një nga shtirjet më të mëdha që kam vënë re është strategjia e paracaktuar për investimin e parave” u shpreh Zëbervoki duke iu referuar Xumit që tha se nëse fiton, 60% e parave do t’ia çojë njerëzve në nevojë dhe 40% do t’i përdorë për të kuruar nënën e tij, e cila vuan nga kanceri në stadin e katërt.

Zebërvoki e cilësoi këtë qasje si një përpjekje për të ndikuar në zgjedhjen e publikut, duke theksuar se një person me qëllime të mira nuk bën deklarata të tilla përpara, por i shpall vendimet e tij vetëm pasi të ketë fituar.

ZebërvokiNjë nga shtirjet më të mëdha që unë kam hasur gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVA, ka qenë dhe është akoma, strategjia që përdoret me mënyrën sesi do investojnë lekët kur të fitojnë cmimin e madh. Janë dhe shumë konkret me përqindje, kaq përqind këtu, kaq përqind andej. Nuk e kuptoj se cfarë ka për tu bërtit kjo gjëja e para. Ai që ka zemrën e mirë dhe qëllimin e mirë, nuk flet para se duket sikur do të ndikojë në përzgjedhjen e publikut. Ai që është burrë/burrneshë, në momentin që e fiton çmimin e madh, del aty dhe thotë faleminderit publiku, produksioni, unë këto lekë, kaq përqind do ti coj për bamirësi, kaq atje e kaq, mbaroi puna


Shtuar 19.01.2025 18:35