Gjykata e Tiranës, ka sekuestruar pasuritë familjarëve të Sokrat Carit, i dënuar për drogë i cili ka ndërruar jetë në vitin 2022.
Bëhet fjalë për sekuestrimin e një vile, një dyqan dhe një kamionçinë, në pronësi të familjes Cari, të cilat sipas Prokurorisë së Tiranës, nuk kanë pasur burime për krijimin e pasurisë.
Sokrat Cari, rezulton i dënuar për disa vepra penale si “Moskallzim të krimit”, “Falsifikimi të dokumențave” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.
Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas dhe familjarët e tij, nuk kanë pasur burime financiare për krijimin e pasurive që zotëronin deri në vitin 2005 dhe kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik, ç`ka vërteton se kjo pasuri është vënë si rezultat i veprimtarisë kriminale.
Organi i akuzës vlerësoi se kjo pasuri e luajtshme, dyshohet se është fituar nga Sokrat Cari, si rezultat i përfshirjes së tij në aktivitetin e prodhim dhe shitje narkotikësh.
Në vitin 2007, i ndjeri është shpallur fajtor për veprën penale ‘Falsifikim të dokumenteve’ ndërsa në 2011, u deklarua fajtor nga gjykata e Tiranës për Veprat Penale ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’ dhe ‘Moskallëzim krimi’ për të cilin ka marrë edhe dënimin përkatës.
Pasuritë e sekuestruara:
Pasuria e Paluajtshme Godinë banimi dhe shërbimi 3 kate me papafingo, zk 8250, sipërfaqje ndërtimi 156.2 m2, sipërfaqje totatale 388.6 m2, numri i kateve 4, Rruga “Besim Imami”, vila nr.34;
Pasuria e Paluajtshme e llojit “Njësi”, Nr.5/605/ND-N15, vol 21, fq 159, ZK 8250, Sip 95.1m2, Rruga “Zhan D’Ark”, godina 10, kati përdhe, Tiranë; dhe
Automjeti Kamionçinë, blerë sipas Deklaratës Doganore 21.03.2005.