Ditën e sotme, IMT ka ndërhyrë sot për rastin e denoncuar nga Piranjat, ku efektivi i policisë bashkiake në Tiranë Fation Hoxha, ndërtonte pa leje në mes të qytetit.
Ndërtimi sipas efektivit Fation Hoxha, ishte në tokën e tij, e duke qenë kështu, atij i lind e drejta që ta zhvillojë.
Askush nuk është kundër zhvillimit të pronës private, por ama ka disa procedura në mungesë të së cilave, shumë persona janë përballur me ligjin.
Fotot e mëposhtme, tregojnë ndërhyrjen e bërë sot nga IMT në rrugën “Sulejman Delvina”.
Hapësira e investuar, ishte dhënë me qira te një zotëri, i cili kioskën ku dikur shiteshin gazetat e kishte larguar dhe në vend të saj ka vendosur një tjetër kioskë, tashmë për tregtimin e lëngjeve të frutave, ndërsa pjesën tjetër të tokës e kishte shfryrëzuar, për të tregtimin e fruta perimeve, duke vendosur çadra, ulluqe dhe një rrethim me kangjela, pa përfshirë këtu dhe hedhjen e betonit.