Drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha, është shkarkuar nga detyra.
Basha është shkarkuar ditën e sotme, me vendimin të Këshillit të Ministrave, ndërkohë që pritet që në vend të tij të vendoset një tjetër drejtor.
Altin Basha u emërua në krye të Teatrit Kombëtar në dhjetor të 2022 ku zëvendësoi Hervin Çulin.