Berisha: Rama rriti çmimin e enegjisë elektrike në 2014-ën, kur nuk ke turp bën çdo gjë dhe thua çdo gjë (VIDEO)

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, për rritje të çmimit të energjisë në vitin 2014.

Postimi i Berishës:

Në vitin 2014 rriti çmimin e energjisë nga 7.5 në 9.5 lekë KW, për fashën gjer në 300 KW dhe nga 115 në 118 lekë, për konsumin mbi 300 KW.

Ndërsa tani, pa u skuqur, deklaron se nuk e ka rritur kurrë cmimin e energjisë!! Kur nuk ke turp bënë çdo gjë dhe thua çdo gjë! sb

 


Shtuar 9.01.2025 10:54