Zëvendës sekretari amerikan i Shtetit, Richard R. Verma gjatë vizitës së tij në Tiranë ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.
Në një postim në “X”, Verma shkruan se gjatë takimit ka falenderuar kryeministrin për pritjen e afganëve dhe mbështetjen për Ukrainën. Ai është shprehur gjithashtu se ranë dakord se integrimi në BE është një faktor kritik për të ardhmen e Shqipërisë. Më tej shkruan se partneriteti mes dy vendeve mbështet rrugën europiane të Shqipërisë.
“Takim i shkëlqyeshëm me kryeministrin Edi Rama në Tiranë ku e kam falënderuar për pritjen e afganëve dhe mbështetjen e Ukrainës. Ne ramë dakord se integrimi në BE është kritik për të ardhmen e Shqipërisë. Partneriteti ynë i fortë mbështet Shqipërinë drejt rrugës europiane”, thuhet në postimin e tij.