U rrëzua nga kati i tretë, viktima në Lushnjë vëllai i Saimir Taullaut

Është identifikuar 58 vjeçari i cili humbi jetën ditën e sotme në Lushnjë pasi u rrëzua nga kati i tretë i banesës.

Bëhet me dije se viktima është Albert Taullau, vëllai i Saimir Taullaut.

Ky i fundit është një emër i njohur i drejtësisë teksa njihet ndryshe dhe si rivali i Aldo Bares.

Taullau u arrestua në shtator të 2020 në Maqedoninë e Veriut , ndërsa në vitin 2017 i ka shpëtuar një atentati.

Njoftimi i policisë
Lushnjë
Informacion paraprak

Sot rreth orës 10:35, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, shtetasi A. T., 58 vjeç, dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës ku banonte dhe ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 25.06.2021 12:16