Policia e Vlorës ka bllokuar katër makina të blinduara në qytet.
Albeu.com mëson se vendimi për sekuestrimin është marrë sot dhe makinat i përkisnin personazheve të njohura të nëntokës në Vlorë.
Makinat janë bllokuar në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit. Abcneës.al mëson nga burime pranë OFL se dy prej makinave të blinduara që janë bllokuar janë kapur në një garazh dhe i përkasin Edison Harizajt. Ky i fundit u vra në një atentat mafioz një vit më parë në Durrës bashkë me shokun e tij.
Gjatë orëve të fundit, policia ka verifikuar rreth 400 mjete në lidhje me dokumentacionin dhe pronësinë në qytetin e Vlorës.