Diola Dosti dhe Erolld Belegu me foto-sesion të veçantë për Krishtlindje

Diola Dosti dhe Erolld Belegu, është dyshja tejet e përfolur në mediet e shtypit rozë.

Prej kur konfirmuan lidhjen e tyre, dyshja kanë qenë në qendër të një vëmendjeje të veçantë, me pushimet e shumta luksoze që i kanë bërë së bashku.

Së fundmi, për të përmbyllur më së miri këtë vit, çifti solli një fotosesion kaq unik.
Ata sollën fotografi festive të realizuara për festën e Krishtlindjes.

Duke i buzëqeshur njëri-tjetrit me dashuri, me Diolën duke i dhënë Erolldit një puthje në faqe, çifti pozuan të veshur bukur pranë bredhit të festave.

Nutricionistja kishte veshur një fustan të kuq dhe në fytyrë rrezatonte bukuri e pozitivitet, derisa biznesmeni ishte veshur me kostum.

“Gëzuar për një Krishtlindje magjike të mbushur me dashuri, gëzim dhe celebrim”, shkruan ata në postimin e tyre.


Shtuar 26.12.2024 16:23