Shërbimet hekurudhore në Francë u ndërprenë në prag të Krishtlindjes, pasi një shofer kreu vetëvrasje duke u hedhur nga treni i tij teksa ai po lëvizte, tha sot një burim gjyqësor.
“Procedurat automatike të sigurisë hekurudhore siguruan që treni të ndalonte”, shtoi prokuroria. U raportuan vonesa
të trenave, duke prekur më shumë se 3,000 udhëtarë sot, në linjën që lidh Parisin me Francën juglindore.
Sipas një burimi policor, drejtuesi i një treni është hedhur mbrëmë teksa ishte në lëvizje. Trupi i tij u gjet pak më vonë.
SNCF, kompania hekurudhore në pronësi të Francës, konfirmoi vdekjen e shoferit dje pasdite në linjën juglindore të shpejtësisë së lartë. “Ai i dha fund jetës ndërsa treni po lëvizte”, tha kompania hekurudhore për Le Parisien.
“Të gjitha kompanitë hekurudhore janë në zi”, tha SNCF.