Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, presidenti i vendit Bajram Begaj, ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes.

Kreu i shtetit, ka bërë thirrje për reflektim mbi vlerat më të larta të njerëzimit, si dashuria, solidariteti, mirëkuptimi dhe falja.

“Për të gjitha familjet shqiptare brenda dhe jashtë vendit uroj Krishtlindje të gëzuara, shëndet, paqe dhe lumturi”, shkruan Begaj.

Mesazhi i Begajt:

“Në këtë ditë të shenjtë të Kruishtlindjes dëshiroj të përcjell përshëndetjet dhe urimet më të përzemërta për ju dhe familjet tuaja.

Krishtlindja kjo festë e ndritur që simbolizon lindjen e shpresës dhe paqe, na fton të ndalemi për një çast e të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit: dashuria, solidariteti, mirëkuptimin dhe faljen.

Për të gjitha familjet shqiptare brenda dhe jashtë vendit uroj Krishtlindje të gëzuara, shëndet, paqe dhe lumturi”, thuhet në mesazhin e presidentit.

 


Shtuar 25.12.2024 08:40