28 viktima dhe 927 raste të reja me koronavirus në Itali

Autoritetet italiane kanë deklaruar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 28 qytetarë nga COVID-19, duke e çuar totalin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 127,362.

Po ashtu, gjatë këtij harku kohor, janë shënuar dhe 927 raste të reja me COVID-19, nga 188,191 teste të kryera.

Numri i të shëruarve nga COVID-19 për sot është 6,566. Po ashtu, raportohet se ulja e numrit të të shtruarve në njësitë e kujdesit intensiv. Në 24 orë të shtruar në këto njësi kanë qenë 328 persona, 16 më pak se dje, nga 8,557 shtretër që janë gjithsej.


Shtuar 24.06.2021 19:28