Reperja e njohur shqiptare Loredana Zefi, ka vendosur të flasë në lidhje me periudhën e saj të errët, kohën kur ajo i dha fund lidhjes disa vjeçare me reperin Mozzik. Në një intervistë për ekranin kosovar me gazetarin Burim Pacolli, Loredana rrëfeu se ajo ishte një periudhë shumë e vështirë dhe se forcën e gjeti tek vajza e saj, Hana.
Ndër të tjera ajo tregon se në fillimin nuk e dinte se çfarë po ndodhte dhe se kishte trup t’i tregonte njerëzve që ajo ishte ndarë. Loredana thotë se është ndjerë më keq për faktin se mes tyre ishte vajza, shtuar këtu dhe 5 vite dashurie, të cilat mbaruan.
Reperja tregon se këtë periudhë të vështirë e ka kaluar pa alkool dhe drogë, një gjendje depresioni, siç e përshkruan vetë ajo, por që ishte kaluese dhe forcën e ka marrë nga Hana e vogël.
“Është tema kur jemi ndarë si e kam përballuar unë atë kohë. Ka qenë për mua shumë vështirë. Normal, më pyetnin njerëzit ku e ke burrin, nuk e disha as si të përgjigjem se nuk e ka ditur askush se çfarë po ndodh edhe e kishe atë mendimin se ndoshta ka shans sërish dhe marre me iu tregu njerëzve që je ndarë.
Normalisht që kur e do dikë dhe ndahesh ndihesh keq, po tash ti, s’di si të them kam hyrë më thellë se që duhet do të thotë jam ndjerë keq po i thosha vetes akoma më keq duhet me u ndi me qëllim, se e disha që normale nuk është me u nda me dikë që ke qenë pesë vjet bashkë plus edhe kishim një fëmijë ndërmjet vete. Bashkë që e kemi.
Ka qenë periudha më e vështirë që e kam pasur ndonjëherë, ama kaluese është. E kam kaluar pa alkool, pa drogë, pa asgjë. Thjesht në depresion, çfarë më ka mbajtur është vajza,” është shprehur Loredana Zefi.