Belind Këlliçi: Kreu i “5D” rinis aksionin natën me asfaltin elektoral, ta harrojë se mund të vazhdojë vjedhjen i qetë (VIDEO)

Përmes një postimi në rrjetet sociale, drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, shprehet se kreu i ‘5D’, duke iu referuar kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, rinis aksionin natën me asfaltin elektoral.

Postimi i Këlliçit:

Kreu i 5D rinis aksionin natën me asfaltin elektoral!

Kjo video është regjistruar mbremë, në rrugën ‘Osman Jonuzi’, ish Uzina Dinamo, ora 22:00, në Njësinë nr.9.

Sërish e njëjta skemë kriminale. Mjetet dhe punonjësit e Bashkisë Tiranë, në aksion në orët e vona të natës, duke kryer punime pa asnjë tabelë e pa dhënë asnjë informacion.

Bashkia Tiranë, tashmë e kthyer në një sipërmarrje dhe kompani private kriminale, nuk mund të vazhdojë më duke i bërë karshillëk ‘kolegëve’ të SPAK dhe qytetarëve të Tiranës.

Falenderoj kryetaren e Degës nr.9 të PD për dokumentimin flagrant të këtij krimi dhe garantojmë kryeqytetasit se PD do jetë në këmbë dhe kudo, në mbrojtje të taksave e buxhetit të qytetarëve të Tiranës.

Kreu i “5D” ta harrojë se mund të vazhdojë vjedhjen i qetë, me apo pa lejen e ‘kolegëve’ të tij!

 


Shtuar 17.12.2024 15:54